Ndërlidhjet

logo-print

KosovaPress reagon ndaj "rastit Shala"



Agjencia e lajmeve „KosovaPress“ ka reaguar ndaj sic ka thënë, gjuhës së Unionit tw Gazetarëve të Kosovës, i cili reagoi ndaj siç tha „kërcënimeve që Sebahate Shala kishte marrë pas publikimit të artikullit- Sparkes: Limaj dhe Syla nuk do duhej të ishin në listën e PDK-së“.

KosovaPress e ka quajtur reagimin joprofesional, për shkak se nuk është kërkuar mendimi i redaksisë së KosovaPress-it.

Ndërsa, sa i përket gazetares Shala, KosovaPress thotë se "nuk i di arsyet e vetlargimit të gazetares nga puna", dhe "shpreson që kjo nuk është bërë për interesa të caktuara dhe personale të vetë gazetares".

Sebahate Shala ka njoftuar se pas shtrimit të pyetjes zëvendëshefit të EULEX-it Endrju Sparks mbi garimin e personave që janë nën hetime dhe publikimit të artikullit në KosovaPress kishte marrë mesazhe kërcënuese.

Ajo ka thënë se për shkak të mosmarrëveshjes me drejtuesin e agjencisë, „nënçmimit dhe mosrespektit“ është detyruar që ta lëshojë punën me vetëdëshirë”.

Ndërkohë, jo vetëm UGK por, edhe AGPK kanë reaguar në rastin Shala, duke thënë se „çdo veprim i tillë është ndërhyrje direkte në punën e gazetarëve, gazetarinë e pavarur dhe lirinë e shprehjes.
XS
SM
MD
LG