Ndërlidhjet

Polonia ndalon pirjen e duhanit



Ndalimi i duhanit në shumicën e vendeve publike ka hyrë në fuqi në Poloni. Ligji parasheh që në shkolla, spitale dhe në klubet sportive duhanpirësit duhet të dalin jashtë ndërtesës.

Duhani do të vazhdojë të pihet në kafe e restorante, por në një hapësirë të ndarë, të përcaktuar për pirjen e duhanit.

Shkelësit e ligjit do të dënohen me 174 dollarë gjobë. Sipas burimeve zyrtare në Poloni janë 10 milionë duhanpirës.
XS
SM
MD
LG