Ndërlidhjet

Rritet ndjeshëm numri i verikoreanëve të arratisur


Koreja e Jugut tha se numri i verikoreanëve që po arratisen nga shteti komunist drejt jugut po njeh rritje. Ministria për bashkimin e koreve në Seul raporton se numri i personave të arratisur nga Koreja e Veriut në atë të Jugut gjatë tre viteve të fundit i ka kaluar të 10 mijë personat.

Ky numër është i njëjtë me numrin e largimeve nga shteti komunist në periudhën 1953 deri në vitin 2007. Viti 1953 shënoi fundin e luftës mes dy koreve.

Ministria vlerëson se përkeqësimi i gjendjes ekonomike është arsyeja kryesore.
XS
SM
MD
LG