Ndërlidhjet

Karazi kërkon zvogëlim të aksioneve amerikane



Presidenti Hamid Karzai ka kërkuar nga forcat ushtarake amerikane të ulin shkallën e ndërhyrjes në jetën afgane, pasi kështu rrezikojnë të fuqizojnë kryengritësit talibanë.

Komentet e Karzait për të përditshmen Uashington Post janë pritur me rezerva nga ligjvënësit amerikanë.

Senatori republikan Lindsei Graham, i cili u takua me Karzain javën e kaluar, është shprehur i befasuar nga komentet e presidentit afgan. Sipas Graham nëse i jepet fund operacioneve të natës, kjo do të ishte shkatërruese për misionin.
XS
SM
MD
LG