Ndërlidhjet

Bramerz në Beograd për Mlladiçin e Haxhiqin



Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës për ish Jugosllavinë, Serzh Bramerz viziton sot Beogradin. Ai do të takohet me presidentin Tadiq, kryeministrin Cvetkoviq dhe të ngarkuarin e qeverisë për bashkëpunim me Hagën, Lajiq.

Vizita e Bramerzit po zhvillohet në kuadër të hartimit të raportit të tij të rregullt për bashkëpunimin e Serbisë me drejtësinë ndërkombëtare, raport që paraqitet në Këshillin e Sigurimit.

Arrestimi i Mlladiçit dhe Haxhiqit mbeten pengesat kryesore për Beogradin.
XS
SM
MD
LG