Ndërlidhjet

Partitë politike nënshkruajnë Kodin e Sjelljes



Udhëheqësit e partive politike në Kosovë kanë nënshkruar Kodin e Sjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë gur themeltar i demokracisë. Partitë politike dhe subjektet e tjera elektorale të Republikës së Kosovës pajtohen për respektimin e deklaratës së përbashkët, lidhur me zgjedhjet e përgjithshme më 12 dhjetor 2010. Kjo deklaratë nuk e zëvendëson asnjë rregull ekzistuese dhe në asnjë mënyrë nuk e shfuqizon ligjin në fuqi për zgjedhjet”.

“Partitë, anëtarët dhe kandidatët e tyre solemnisht marrin përsipër dhe i premtojnë njëri-tjetrit dhe popullit të Kosovës se do t’i përmbahen dhe do ta promovojnë aktivisht këtë deklaratë dhe rregullat e përcaktuar me ligj”, thuhet në preambulën e Deklaratës së përbashkët të partive politike dhe subjekteve elektorale lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të përgjithshme të 1 dhjetorit.

Ushtruesi i detyrës së presidneti, Jakup Kransiqi, i cili mblodhi subjektet politike për të nënshkruar këtë deklaratë, ka kërkuar nga të gjitha subjektet politike, por edhe qytetarët e Republikës së Kosovës që 12 dhjetorin ta shndërrojnë në një lloj feste kombëtare për shtetin e ri.

Ai ka këkruar që popullit t’i dhurohen zgjedhje të lira demokratike.

“Dëshirojmë që rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 12 dhjetorit të jetë vullnet i qytetarëve të Kosovës dhe jo vullnet i manipuluar i qytetarëve të Kosovës, ky është qëllimi i kësaj deklaratë që do ta nënshkruajmë sot dhe besoj dhe kërkoj që të gjitha partitë politike, të gjitha subjektet politike ta respektojnë”, ka thënë ushtruesi i detyrës së presidentit Jakup Krasniqi.
XS
SM
MD
LG