Ndërlidhjet

logo-print

Shangai: 8 te vdekur nga zjarri



Një zjarr ka mbytur të paktën tetë persona dhe ka lënduar 90 të tjerë në një ndërtesë 30 katëshe në Shangai.

Dëshmitarët thanë se zjarri shpërtheu në një skelë jashtë ndërtesës, e cila po renovohej dhe shumë shpejt hyri dhe brenda ndërtesës.

Disa banorë u munduan të hedhin skelën në tokë për të shpëtuar nga zjarri.

Tre helikopterë janë dërguar për të shpëtuar banorët, që kishin ikur në kulm.

60 kamionë të zjarrëfikësve janë thirrur para se zjarri të vihej nën kontroll.

Ndërtesa shumëkatëshe gjendej në distriktin më të populluar, në qytetin 20 milionë banorësh të Shangait.
XS
SM
MD
LG