Ndërlidhjet

logo-print

Disa shtete hezitojnë të shkojnë në ceremoninë e Nobelit



Instituti i Nobelit tha se disa shtete po hezitojnë ende për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për Paqe, që këtë vit iu dha disidentit kinez Liu Xiaobo.

Drejtori i Institutit Nobel, Geir Lundestad tha se disa ambasadorë kanë kërkuar më shumë kohë, para se t’i përgjigjen ftesës për të marrë pjesë ne ceremoninë që zhvillohet në Oslo më 10 dhjetor.

Ai nuk zbuloi se cilat vende po hezitojnë.

Liu është dënuar me 11 vjet burg në dhjetor të vitit 2009 pasi që ishte bashkë-autor i një manifesti që bënte thirrje për refoma politike në Kinë.

Ai u shpall fitues i Çmimit Nobel për Paqe më 8 tetor. Pekini ka kërcënuar se do të ketë “pasoja” për ato shtete që mbështesin disidentin.

Shumë nga vendet perëndimore si SHBA, Britania, Franca e Gjermania tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
XS
SM
MD
LG