Ndërlidhjet

Petraus: Deklarata e Karzait minon luftën kundër kryengritësve



Komandanti i forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan raportohet se i ka paralajmëruar zyrtarët afganë se deklarata e fundit e presidentit Hamid Karzai minon seriozisht përpjekjet luftarake.

Uashington Post raporton se gjenerali Dajvid Petraus ka shprehur “habinë dhe zhgënjimin” me thirrjen e Karzait për të "reduktuar operacionet ushtarake”.

Kontradiktat vijnë një ditë para se liderët e NATO-s të diskutojnë në një samit në Lisbonë për kohën e bartjes së përgjegjësive të sigurinë te forcat afgane.
XS
SM
MD
LG