Ndërlidhjet

logo-print

AI: Drejtësi për viktimat e programeve të CIA-S



Amnesty International po u kërkon qeverive evropiane që të ofrojnë drejtësi për viktimat që u janë nënshtruar programeve të hetimit të CIA-s, pas sulmeve të 11 shtatorit, përmes të cilave të akuzuarit janë mbajtur në paraburgime sekrete në vende të huaja.

Thirrja vjen krahas publikimit të raportit të kësaj organizate në lidhje me këtë çështje.

Hulumtuesja e Amnesty International, Xhulia Hall u tha gazetarëve se edhe pse raporti ka për cak qeveritë evropiane, organizata shpreson se efekti do të ndjehet edhe në SHBA.

“Sa më shumë informacione që të dalin në pah, do të jetë shumë më e vështirë për SHBA-në që të kenë kundërshtime kur bëhet fjallë për llogaridhënie. Proceset që po ndodhin në Evropë, shpresojmë se do të kenë ndikim edhe përtej Atlantikut, në SHBA”, tha Hall.

Dokumenti 53 faqesh përfshin të dhëna të fundit mbi bashkëpunimin e vendeve evropiane me programin e CIA-s për rrëmbim, fluturime të fshehta, parabugime ilegale, tortura- të gjitha këto të kryera në kontekst të luftës kundër terrorizmit.

Raporti, po ashtu nënvizon masën se sa kanë qenë të përfshirë në këto programe zyrtarët lokalë në tetë vende: Gjermani, Lituani, Itali, Maqedoni, Poloni, Rumani, Suedi dhe Britani.

Raporti konkludon se përgjigja ndaj programit deri më tash ka qenë e dobët mes vendeve të BE-së, ndërsa thekson se Evropa edhe më tej është “tokë pjellore” për llogaridhënie, veçanërisht krahasuar me SHBA-të, të cilat janë përshkruar si zonë ku nuk jepet llogari.
XS
SM
MD
LG