Ndërlidhjet

Cilat subjekte serbe do të garojnë?


Gjatë votimeve të kaluara në Graçanicë...
Gjatë votimeve të kaluara në Graçanicë...
Pavarësisht qëndrimit zyrtar të Beogradit ndaj serbëve të Kosovës se “nuk janë përmbushur kushtet” për të dalë në zgjedhje, përfaqësuesit e partive politike serbe në Kosovës tashmë janë duke u përgatitur që të marrin pjesë në to. Disa nga drejtuesit e partive politike serbe janë optimistë në daljen e komunitetit të tyre për të votuar.


Nga gjithsej 29 subjekte politike, të cilat janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 dhjetorit, prej tyre, 6 parti politike dhe dy iniciativa qytetare janë nga radhët e komunitetit serb.

Miradie Mavriqi, drejtoreshë në Zyrën e regjistrimi të partive politike në KQZ, tregon për partitë politike serbe që do të garojnë në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Në Zyrën e regjistrimit të partive politike kanë aplikuar gjashtë parti serbe dhe dy iniciativa qytetare.


“Në Zyrën e regjistrimit të partive politike kanë aplikuar gjashtë parti serbe dhe dy iniciativa qytetare. Ato janë partia politike Lidhja e Social-demokratëve të Pavarur (SNDS), Partia Demokratike Serbe e Kosovës (SDSK), partia tjetër është Partia Serbe e Kosovës (SKMS)".

“Pastaj Partia Popullore Serbe (SNS), Partia e Pavarur Liberale (SLS). si dhe Partia Socialdemokrate Serbe (SSDS). Kurse iniciativat qytetare janë Iniciativa Qytetare Lista e Përbashkët Serbe (JLS) dhe Iniciativa qytetare Krahu i Popullit (GIKN)”,
bën të ditur Mavriqi.

Lubisha Zhiviq nga Lidhja e Pavarur e Social-Demokratëve që deri në vitin 2007 ka marrë pjesë në të gjitha institucionet e Kosovës, thotë se me subjektin e tij do të garojë sërish në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Nga këto zgjedhje, Zhiviq pret që do të përmirësohet gjendja e serbëve të Kosovës. Ai, po ashtu, thotë se është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e serbëve në këto zgjedhje.
Nëse e lëshojmë këtë mundësi, në zgjedhjet e ardhshme do të jemi më pak serbë në Kosovë dhe pjesëmarrja atëherë nuk do të ketë efekt.


“Është shumë e rëndësishme që serbët të mos e lëshojnë rastin për pjesëmarrje në zgjedhje, sepse ato janë shumë të veçanta për ne, serbët, që do të jemi në institucione, por edhe për ata jashtë tyre”.

“Mund të kemi më shumë hapësirë, siç është punësimi, lëvizja e lirë, siguria etj. Nëse e lëshojmë këtë mundësi, në zgjedhjet e ardhshme do të jemi më pak serbë në Kosovë dhe pjesëmarrja atëherë nuk do të ketë efekt”
, thekson Zhiviq.

Ndërsa, Sllobodan Petroviq, nga Partia e Pavarur Liberale, i cili në tri vitet e fundit ka qenë pjesë e institucioneve të Kosovës, konsideron se pjesëmarrja e tyre në institucione ka dhënë rezultate për komunitetin serb. Ai, po ashtu, pohon se serbët tashmë e kanë kuptuar realitetin e ri në Kosovë.

“Sa i përket daljes së serbëve në zgjedhje, jam optimist dhe besoj që do të ketë dalje të qytetarëve në numër më të madh. Është e rëndësishme për bashkësinë serbe të Kosovës që të jenë pjesë e institucioneve kosovare, jo për përqindjen, por për pozitat e veta që mund të ndikojnë në përmirësimin e jetës”,
shprehet Petroviq.

Beogradi zyrtar së fundmi ka deklaruar se “nuk janë përmbushur kushtet” që komuniteti serb të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.

Petroviq thotë se një gjë e tillë do të ndikojë në pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje.
Ky qëndrim i Beogradit i ka hutuar serbët e Kosovës për pjesëmarrje ose jo në zgjedhjet e
12 dhjetorit.


“Ky qëndrim i Beogradit i ka hutuar serbët e Kosovës për pjesëmarrje ose jo në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Por, sido që të jetë, unë pres që në muajin e ardhshëm të gjithë ne do të kemi mundësinë që t’i motivojmë sa më shumë serbët që të marrin pjesë në zgjedhje”.

“Ky është motivi ynë kryesor, jo për të pasur sa më shumë përfaqësues në Parlament, por për të pasur edhe konkurrencë dhe sa më shumë përfaqësues kualitativ. Mendoj që qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm që kjo është në interesin e tyre”
, thotë Petroviq.

Sido që të jetë, serbët në Kuvendin e Kosovës kanë të rezervuara 10 ulëse, por ky numër mund të rritet varësisht pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG