Ndërlidhjet

logo-print

2.5 milionë pelegrinë në Malin Arafat

  • RFE /RL

Mali Arafat, 15 nëntor 2010

Mali Arafat, 15 nëntor 2010

Mbi 2.5 milionë myslimanë të mbledhur për pelegrinazhin vjetor të haxhit, të hënën mblidhen në Malin Arafat, që është dhe një nga momentet kyçe të pelegrinazhit. Ky është vendi ku profeti Muhamet bëri predikimin e lamtumirës 14 shekuj më parë.

Myslimanët besojnë se në këtë ditë hapen dyert e parajsës për t’iu përgjigjur lutjeve dhe falen mëkatet.

“Është një ndjesi e jashtëzakonshme. Shpresojmë që Zoti t’i falë të gjithë dhe t’i pranojë lutjet e tyre”, tha Muhamed Babaki, një nga besimtarët sirianë që gjenden në haxh këtë vit.

Dhjetëra mijëra pelegrinë të veshur në të bardha kanë filluar ngjitjen në qytetin e Mintës që në agim, duke thirrur: “Zot, jam këtu për t’iu përgjigjur thirrjes tënde”.

Banorët vendës dhe humanistët kanë ofruar ushqim dhe ombrella për të mbrojtur pelegrinët nga dielli. Shumë nga pelegrinët janë dërguar me autobusë.

Haxhi ka filluar të dielën, ndërsa pelegrinët i janë drejtuar qytetit të Mekës, apo direkt Minës. Pas perëndimit të diellit, pelegrinët do të lëvizin në Muzdalifa për të mbledhur guralecë për të goditur murin me gurë.
Pelegrinët myslimanë në haxh, duke kryer lutjet në Mekë...


Rituali paraqet sfidimin që i bëhet djallit dhe përkushtimit për t’i rezistuar tundimit.

Haxhi zgjat pesë ditë. Islamin tashmë e ka përqafuar çereku i popullsisë botërore dhe haxhi është një nga obligimet që secili mysliman duhet ta përmbushë të paktën një herë në jetën e tij.

Zyrtarët sauditë thanë se u kanë dhënë lejen 1.7 milionë pelegrinëve nga shtetet e huaja, ndërsa 200 mijë vende janë rezervuar nga pelegrinët brenda Arabisë Saudite dhe shteteve të Gjirit.

Autoritetet saudite këtë vit kanë marrë masa të shtuara për të shmangur incidentet si pasojë e turmës së dendur. Deri tani haxhi këtë vit ka qenë pa incidente.

Në vitet e fundit pelegrinazhi i haxhit është pasuar nga zjarret, kolapsi i hoteleve, përleshjet e policëve me protestues, si dhe dyndjet vdekjeprurëse të turmës.

Një tren për herë të parë po operon në zonat e haxhit në përpjekje për të ulur rrezikun nga dyndjet e turmës. Pritet që ai të transportojë 180 mijë pasagjerë gjatë ngjarjes 5-ditëshe.

Sulmet nga krahu rajonal i Al Kaidës nuk janë përjashtuar nga zyrtarët sauditë. Por, vetë Al Kaida e Gadishullit Arabik ka thënë në një deklaratë se nuk ka ndërmend që t’i sulmojë pelegrinët gjatë haxhit. (a.i.)
XS
SM
MD
LG