Ndërlidhjet

Merkel rizgjedhet lidere e CDU-së



Kancelarja gjermane Angela Merkel është rizgjedhur lidere e kristian-demokratëve konservatorë (CDU) për një mandat të pestë dyvjeçar me 90.4 për qind të votave.

Ajo fitoi pa kundërkandidat dhe mbetet liderja e pakontestuar e CDU-së.

Kjo parti fitoi 33.8 për qind të votave në zgjedhjet e 2009-ës , por ra në 31 për qind në anketa.

Merkel është kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005, ndërsa e CDU-së që nga vitit 2000.
XS
SM
MD
LG