Ndërlidhjet

logo-print

ICO dënon shpërthimin në veri



Zëvendës Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Kristofer Rouan ka dënuar incidentin e mbrëmjes së kaluar në Mitrovicën e Veriut ku u sulmua me granatë dhe u dëmtua materialisht prona private.

“E drejta e pjesëmarrjes së lirë në aktivitetet demokratike dhe në votim janë të drejta themelore të njeriut dhe përbëjnë thelbin e kuptimit të të qenit një qytetar evropian. Për këtë arsye ne dënojmë me forcë çdo përpjekje për t’i frikësuar apo penguar ata që dëshirojnë t’i ushtrojnë këto të drejta".

"Ne i bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse që ta hetojnë këtë incident të fundit dhe të sigurojnë mbrojtjen e duhur të qytetarëve,” ka thënë përmes një komunikate për media Kristofer Rouan.
XS
SM
MD
LG