Ndërlidhjet

Tërnava: Bajrami, festë e humanizmit



Besimtarët e fesë islame në Kosovë po festojnë Kurban Bajramin. Kreu i Bashkësisë Islame , Myftiu Naim Tërnava, tha se Festa e Kurban Bajramit forcon ndjenjën e besimit, të humanizmit dhe për t’i dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë.

“Dita e Kurban Bajramit troket në ndërgjegjen e besimtarit, e rizgjon atë për ta rikthyer te krijuesi, për të marrë dhe kryer obligime që dalin nga porositë e Kuranit dhe porositë e profetit Muhamet. E forcon edhe më ndjenjën e besimit, humanizmin në vepër; zemrën e mbush plotë me mëshirë dhe ndjenjën për t’i dalë në ndihmë atij që ka nevojë”, u shpreh Tërnava pas faljes së Namazit në xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Tërnava u bëri thirrje myslimanëve që “t’ua shtrijnë dorën” njerëzve që kanë nevojë për ndihmë.
XS
SM
MD
LG