Nima Ali Jusuf nga Kalifornia akuzohet se ka mbështetur financiarisht grupin terrorist somalez Al-Shabab. Ky i fundit ka lidhje me Al Kaidën dhe po përpiqet të krijojë një shtet islamik në Somali.
Jusuf është personi i katërt që gjatë muajit të fundit prëballet me akuzat për ndihmë ndaj al Shababit.