Ndërlidhjet

Vukçeviç: Akuza të reja për krimet në BH, Kosovë e Kroaci



Kryeprokurori i Serbisë për krime lufte, Vladimir Vukçeviç, tha se raporti i Serzh Bramerzit do të jetë pozitiv për Serbinë.

Bramerz, kryeprokuror i Gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, vizitoi dje Serbinë si pjesë e procesit për hartimin e raportit të rregullt për bashkëpunimin e Serbisë me drejtësinë ndërkombëtare. Serbia ende nuk ka arrestuar dy të kërkuarit kryesorë të Gjykatës së Hagës, Ratko Mlladiçin dhe Goran Haxhiqin, përkatësisht udhëheqësit e serbëve në Bosnje e Kroaci gjatë luftës së viteve të '90-ta.

Vukçeviç tha se me Bramerzin diskutuan dhe rastin e Ramush Haradinajt, rasti i të cilit është rikthyer për rigjykim në Gjykatën e Hagës.

Kryeprokurori serb tha se së shpejti institucioni që ai drejton do të ngrejë akuza për krime lufte të kryera në Bosnjë, Kroaci e Kosovë.
XS
SM
MD
LG