Ndërlidhjet

Iran: Dy gjermanë akuzohen për spiunazh



Zyrtarët iraninë njoftojnë se ndaj dy shtetasve gjermanë janë ngritur akuzat për spiunazh. Të dy personat janë arrestuar derisa përpiqeshin të intervistonin djalin e Sakineh Ashtianit, gruas së dënuar me ekzekutim me gurë për tradhti bashkëshortore.

Të dy gjermanët janë arrestuar më 10 tetor. Burimet gjysmë zyrtare thonë se një nga të akuzuarit ka pohuar se është keqinformuar nga një disident iranian në mërgim.
XS
SM
MD
LG