Ndërlidhjet

Fejohet princi Uilliam, martesa vitin e ardhshëm



Princi Uilliam i Britanisë, i dyti në radhë që mund të trashëgojë fronin, do të martohet vitin e ardhshëm me të dashurën e tij shumëvjeçare Kejt Midleton.

Zyrtarët nga Mbretëria njoftuan sot se çifti është fejuar muajin e kaluar gjatë pushimeve në Kenia.

Nuk është bërë e ditiur data e saktë e martesës.

Të fejuarit kanë nga 28 vjet dhe janë takuar tetë vjet më parë ndërsa ishin studentë në Universitetin St. Andrews në Skoci.
XS
SM
MD
LG