Ndërlidhjet

Gjyq në Austri për çeçenin e vrarë



Tre persona janë paraqitur para gjykatës në Austri në lidhje me vrasjen e Umar Izrailov, një ish truproje e presidentit çeçen Ramzan Kadirov, i cili u kthye në kritik të tij.

Izrailov, 27 vjeçar që kishte kërkuar azil në Austri, është vrarë në Vjenë në janar të vitit 2009, në atë që prokurorët e quajnë gabim në përpjekje për rrëmbim.

Hetuesit austriakë thonë se Kadirovi vetë ka dhënë urdhër për rrëmbimin, por prokurorët thonë se ata kanë mungesë evidence për ta akuzuar atë.

Presidenti çeçen mohon çdo përfshirje. Të tre të pandehurit në gjykatë, që të gjithë qytetarë rusë, akuzohen për pjesëmarje në vrasje. Nëse shpallen fjatorë, do të dënohen me 10 deri në 20 vjet burg.

Personi që besohet se ka shtënë plumbat fatalë në Izrailovin, gjendet ende në arrati.

Izrailov pati thënë se ishte torturuar nga Kadirovi dhe ka shërbyer si dëshmitar kyç në procedurat gjyqësore kundër Rusisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
XS
SM
MD
LG