Ndërlidhjet

Këngët e The Beatles përfundimisht shiten në internet



The Beatles përfundimisht po vijnë në internet.

Kompania Apple tha se me shërbimet e iTune-s do të shesë muzikën e grupit të famshëm.

The Beatles deri tash kanë qenë grupi më i famshëm që ka qëndruar jashtë iTunes dhe shërbimeve tjera muzikore në internet.

Korporata Apple Ltd., që menaxhon çështjet e bendit ka rezistuar deri më tani.

Situata është përkeqësuar pas një kontesti shumëvjeçar mbi të drejtat e bendit në mes të Apple Inc. dhe Apple Corps.

Porblemi është zgjidhur në vitin 2007, kur kompanitë u pajtuan në përdorimin e përbashkët të logos dhe emrit, dhe shumë njerëz e panë se po shtrohej rruga për një marrëveshje për qasjen te këngët e Beatles në internet.

Deri më tash, për të dëgjuar këngët e Beatles në iPod, është dashur të sigurohet kompakt disku dhe të “nxirret” version online i saj.
XS
SM
MD
LG