Ndërlidhjet

BE e gatshme të ndihmojë Irlandën



Ministrat e financave të eurozonës janë dakorduar të punojnë me Fondin Monetar Ndërkombëtar që ta shpëtojnë sektorin bankar në Irlandë.

Por, kryesuesi i Eurogrup-it, Zhan Klod Junkers, tha se Dublini duhet vetë të vendosë nëse do t’a kërkojë ndihmën.

Mirëpo kryeministri irlandez Brajan Kouen tha se vendi nuk ka nevojë për ndihma.

Nëse pranohet oferta, ajo do të nënkuptojë masa më të ashpra kursimi në Irlandë.

Irlanda ka deficit të madh buxhetor si pasojë e shpëtimit të bankave të saj.
XS
SM
MD
LG