Ndërlidhjet

MekFoll: Obama dhe Medvedev biseduan për të drejtat e njeriut



Këshilltari i Barak Obamës tha se presidenti amerikan ka pasur bisedime “shumë të gjata e të vështira” me presidentin rus Dimitri Medvedev, lidhur me sulmet e fundit ndaj gazetarëve në Rusi.

Majkëll MekFoll, kryekëshilltar i Obamës, tha se takimi u realizua të shtunën në Japoni në margjinat e samitit për Bashkëpunim Ekonomik Azi-Paqësor.

Ai i bëri këto komente në premierën e dokumentarit “Drejtësi për Sergejin”, kronikë që trajton rastin e avokatit Sergei Magnicki, i cili vdiq një vit më parë në burg.

Para se të arrestohet, Magnicki kishte implikuar zyrtarë të lartë në një skemë masive të mashtrimit brenda qeverisë ruse.
XS
SM
MD
LG