Ndërlidhjet

Kolera shfaqet në Republikën Dominikane



Republika Dominikane ka raportuar rastin e parë të kolerës, pas epidemisë që shpërtheu në Haitin fqinj muajin e kaluar.

Ministria e Shëndetësisë në Santo Domingo tha se pacienti është një punëtor imigrant nga Haiti.

Dy vendet e ndajnë ujdhesën Hispanjola të Karaibeve.

Më shumë se 1.000 njerëz vdiqën dhe rreth 16.000 u infektuan në Haiti nga kolera që shpërtheu kah mesi i tetorit.
XS
SM
MD
LG