Ndërlidhjet

logo-print

Filloi gjykimi i ish presidentit të Kirgizisë, Bakiev



Në Kirgizi filloi seanca dëgjimore në gjykimin e ish presidentit kirgiz, Kurmanbek Bakiev dhe 27 bashkëpunëtorëve të tij, të cilët akuzohen lidhur me të shtënat ndaj protestuesve në muajin prill.

Tetëdhjetë e shtatë njerëz u vranë dhe rreth 100 u plagosën gjatë protestave të dhunshme në Bishkek, të cilat rezultuan me përmbysjen e Bekievit.

Prokurorët thonë se Bakiev i urdhëroi trupat të hapin zjarr ndaj demonstrantëve që protestonin kundër politikeve të tij.

Bakiev dhe pesë të pandehur të tjerë, përfshirë vëllain dhe djalin më të madh të tij, gjykohen në mungesë.
XS
SM
MD
LG