Ndërlidhjet

Diamanti shitet për 46 milionë dollarë



Një diamant i rrallë ngjyrë rozë ka arritur çmimin më të lartë në botë në aukcionin në Gjenevë, ku u ble për më shumë se 46 milionë dollarë.

Diamanti 24,48 karatësh me "ngjyrë të fortë rozë" u shit saktësisht për 46.158.674 dollarë në shtëpinë e aukcionit, Sotbi (Sotheby's).

Bëhet e ditur se diamantin e ka blerë një stërshitës i diamanteve, britaniku Lorens Graf.

Para se të shitet, diamanti ishte vlerësuar ndërmjet 27 dhe 38 milionë dollarë pa tatimin.
XS
SM
MD
LG