Ndërlidhjet

Dasma mbretërore britanike mund të ndihmojë ekonominë



Një grup i njohur kërkues në Britani ka vlerësuar se martesa e princit Uiliam me Kejt Midëllton vitin e ardhshëm mund t'i sjellë afro një miliardë dollarë ekonomisë britanike.

Grupi "Verdict" tha se nga dasma mund të përfitojnë shitjet e ushqimit, të verës, udhëtimet dhe industria e turizmit, por dobia më e madhe mund të jetë nga krijimi i ndjenjës së mirë tek konsumatorët.

Dje princi Uiliam tha se martesa do të bëhet në pranverë.
XS
SM
MD
LG