Ndërlidhjet

Gjermani: Rritet niveli i sigurisë nga frika e sulmeve


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Qeveria e Gjermanisë ka marrë indikacione se një sulm terrorist është planifikuar në këtë shtet në fund të nëntorit.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm Tomas de Maiziere.

Për këtë arsye, Gjermania ka rritur nivelin e sigurisë nëpër stacionet e trenave dhe në aeroporte.

“Situata e sigurisë në Gjermani është bërë serioze. Kemi indikacione konkrete për një seri të sulmeve të planifikuara për fund të nëntorit“,
ka thënë De Maiziere në një konferencë për gazetarë.

Në fillim të muajit tetor, Shtetet e Bashkuara patën publikuar një vërejtje që paralajmëronte amerikanët të kenë kujdes nëse ata udhëtojnë drejt Evropës, për shkak të rrezikut të sulmeve terroriste nga militantët islamikë.

Britania pati thënë se informata amerikane për rrezik potencial nga sulmet terroriste është “konsistente”.

Ndërsa, Ministria e Brendshme e Gjermanisë pati thënë se “ende nuk ka indikacione konkrete për sulme të pritshme” në Gjermani.
XS
SM
MD
LG