Ndërlidhjet

Fyle: Beogradi të bashkëpunojë me EULEX-in për veriun



Komisioneri evropian për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, ka kërkuar nga Beogradi që të bashkëpunojë me EULEX-in në lidhje me veriun e Kosovës.

“Duhet të forcohet bashkëpunimi me EULEX-in, kur është në pyetje veriu i Kosovës“, ka thënë Fyle, në tryezën "Balkani Perëndimor në zemër të Evropës", që u mbajt në Parlamentin Evropian.

Ai ka thënë se para vendeve të Ballkanit Perëndimor gjenden sfida të vështira, të cilat duhet përmbushur për t'u anëtarësuar në BE.

Fyle ka paralajmëruar se në fillim të javës së ardhshme do t’ua dorëzojë zyrtarëve serbë udhërrëfyesin e Komisionit Evropian për refomat evropiane në Serbi.
XS
SM
MD
LG