Ndërlidhjet

BE e FMN-ja, mision në Irlandë për krizën eventuale



Një mision evropian dhe FMN-ja të enjten do të hedhin një vështrim mbi financat e Irlandës dhe borxhet e bankave, ka bërë të ditur ministri irlandez i financve Brajan Lenihan.

Qeveria zbuloi lajmin, pas takimit të ministrave të financave të eurozonës në Bruksel, dhe u zotua se do të veprojë në mënyrë të koordinuar dhe të vendosur për të mbrojtur euron dhe stabilitetin në eurozonë.

“Ajo për çka ne jemi pajtuar është që të shikojmë problemet strukturore në bankat irlandeze dhe presionet e fundit ne tregje si dhe të vlerësojmë se çka duhet bërë për shkak se çështjet bankare janë teknike dhe të vështira”, ka thënë Lenihan.

Ai nuk ka sqaruar nëse do të ketë ndonjë rezultat konkret në fundjavë, por ka thënë se çështja është urgjente.
XS
SM
MD
LG