Ndërlidhjet

Rusia do i kërkojë Iranit të rinisë bisedimet bërthamore



Presidenti rus Dimitrij Medvedev do t’i kërkojë Teheranit që të rinisë bisedimet me fuqitë globale në lidhje me programin e tij bërthamor.

Ai kërkesën do t’ia bëjë presidentit iranian Mahmud Ahmedinexhad, kur ta takojë të enjten, ka bërë të ditur një zyrtar rus.

Medvedev po ashtu është i gatshëm që të dëgjojë shqetësimet e Iranit për këtë çështje, kur ta takojë atë në një samit të shteteve të detit Kaspik, citoi agjencia Reuters një zyrtar rus të delegacionit.
XS
SM
MD
LG