Ndërlidhjet

Zhype: Afganistani 'grackë' për aleatët



Ministri i ri francez i mbrojtjes tha se Afganistani është një “grackë” për trupat aelate dhe se liderët do të diskutojnë për perspektivën e tërheqjes në një samit të NATO-s që mbahet këtë fundjavë.

Alen Zhype përsëriti se Franca nuk e ka ndërmend që t’i mbajë trupat përjetësisht në Afganistan dhe se do të diskutojë se në cilat zona siguria mund t’iu kalohet forcave afgane.

Ai tha se Afganistani është një “grackë për të gjithë kontigjentet atje”.

Liderët afganë pritet të marrin pjesë në një samit të NATO-s në Lisbonë në këtë uikend.

Franca ka rreth 3850 trupa të angazhuar në Afganistan.
XS
SM
MD
LG