Ndërlidhjet

Lufta deklarative anti-korrupsion


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Pavarësisht rregullativës së mirë ligjore, lufta kundër korrupsionit në Maqedoni zhvillohet vetëm në formë deklarative, meqë shumica e lëndëve, të cilat i shqyrton Komisioni anti-korrupsion mbeten pa epilog gjyqësor, thekson Arif Musa nga Komisioni anti-korupsion.

“Sa i përket prolongimit dhe procesimit të lëndëve, të cilat i drejtohen prokurorit publik, Komisioni shtetëror Anti-korrupsion absolutisht nuk është i kënaqur, për shkak se nga 54 lëndë të procesuara si iniciativa për ndjekje penale të personave zyrtarë, të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur funksionin e tyre, efekt pozitiv për asnjë nga to nuk kemi”,
thotë Musa.

Për Sllagjana Taseven, drejtuese e organizatës “Transparencë, zero-korrupsion”, nuk është dhe aq mëkat pse shumë funksionarë shtetërorë janë pasuruar brenda një kohe të shkurtër, por, siç shprehet ajo, kontesuese është forma si janë pasuruar.

Taseva fokusohet në Drejtorinë e të hyrave publike:
Slagjana Taseva

Regullativa ligjore është e qartë, mundëson ngritjen e procedurës penale ndaj të gjithë atyre që dëshmohet se kanë keqpërdorur funksionin, ose kanë arritur të pasurohen duke shkelur ligjin, por duket qartë se shumica e institucioneve, përfshirë dhe Drejtorinë e të hyrave publike, e cila është nga më kompetentet, hesht kur bëhet fjalë për persona të caktuar”, shprehet Taseva.


Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është pengesa kryesore që stagnon zhvillimin ekonomik të vendit duke pasur për bazë faktin se shteti është punëdhënësi me kapitalin me më shumë se gjysmën e kapitalit që qarkullon në ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme. Pikërisht kjo, thotë Nikolla Tupanxhiev, e bën jofunksional sistemin, për shkak të tenderimit jotransparent.

“Mosbashkëpunimi mes institucioneve të ndryshme dëmton dukshëm çrrënjosjen e korrupsionit në shoqëri, këto dobësi në sistemin e sigurisë janë të qëllimshme, pikërisht për t’i ruajtur interesat e grupimeve të ndryshme që janë të përfshira në konkurrimin e tenderëve”,
thekson eksperti Tupanxhiev.

Po për këtë çështje, Arif Musa shprehet:

“Kemi shumë raste kur bëhen marrëveshje paraprake mes organeve shtetërore dhe operatorëve ekonomikë, të cilët bëjnë pjesë dhe konkurrojnë nëpër tenderë apo furnizime publike. Do të thotë, të gjitha malverzimet bëhen në këtë drejtim, prandaj kemi vërejtje të mëdha në adresë të prokurorit publik, i cili absolutisht nuk e shikon anën indirekte të iniciativave tona”.


Ndryshe, zëvendëskryeministri për çështje të integrimeve, Vasko Naumovski, thotë se Qeveria e Maqedonisë është e kënaqur nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian në pjesën që ka të bëjë me korrupsionin, ngase në të është apostrofuar me notë pozitive ngritja për 9 shkallë nga viti i kaluar, sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit nga Transparency International.
XS
SM
MD
LG