Ndërlidhjet

Gjendje e jashtëzakonshme në Guine



Qeveria e Guinesë deklaroi gjendje të jashtëzakonshme, lëvizje kjo që do të vë në fuqi orën policore gjatë natës, derisa të zgjidhet problemi mbi rezultatet e zgjedhjeve.

Zyrtarë të policisë kanë thënë se gjendja e jashtëzakonshme ia shton policisë kompetencat për të ruajtur rendin dhe ligjin.

Qeveria më herët u mblodh në një takim urgjent, pas përleshjeve për të tretën ditë me radhë të grupeve etnike rivale në kryeqytetin e Guinesë.

Forcat e sigurisë kanë shtënë në mënyrë sporadike dhe kanë kryer një sërë arrestimesh, pas njoftimit se Alfa Konde ka mundur rivalin Sellou Dalin Diallo në zgjedhjet e 7 nëntorit.
XS
SM
MD
LG