Ndërlidhjet

Bruksel: Nuk flitet për Irlandën



Ministrat evropianë të financave janë takuar në Bruksel, por thanë se nuk kanë zhvilluar bisedime të detajuara mbi një pako të mundshme shpëtimi për Republikën e Irlandës.

Ministri belg i financave, Didier Rajnders tha se situata nuk është adresuar për shkak se qeveria irlandeze nuk ka kërkuar ndihmë financiare.

Por, ai theksoi se BE-ja është “gati të veprojë” nëse është e nevojshme një gjë e tillë.

Irlanda insiston se nuk dëshiron pako shpëtimi, sepse ka buxhet të mjaftueshëm me të cilin mund të kalojë deri në gjysmën e vitit të ardhshëm.

Por, shtetet e BE-së janë të shqetësuar se trazirat po përhapen dhe do të prekin vendet me borxhe të mëdha si Portugalia, duke kërcënuar kështu stabilitetin e valutës së përbashkët- euros.
XS
SM
MD
LG