Ndërlidhjet

Hejg: Kemi partneritet të palëkundshëm me SHBA-në



Sekretari i jashtëm i Britanisë Uilliam Hejg ka siguruar SHBA-të se Britania e Madhe nuk po tërhiqet nga skena botërore.

Në një paraqitje me sekretaren e shtetit, Hillary Klinton, Hejg foli për një “partneritet të palëkundshëm” me SHBA-të.

Ai tha se “nuk do të ketë reduktim të rolit të Britanisë në këtë qeveri e as në përkushtimin tonë për të punuar me SHBA-të në sfidat e sigurisë me të cilat po përballemi”.

Komentet vijnë pas shqetësimeve të SHBA-së se shkurtimet buxhetore te Birtanisë mund të ndikojnë te aleati kryesor amerikan në ruajtjen e forcës ushtarake të fuqishme.
XS
SM
MD
LG