Suedia kritikoi Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut se është jo efikase dhe dërgon mesazhe të ndryshme se si duhet të merren shtetet me deportimin e azilkërkuesve nga Iraku.
Gjykata Evropiane ka një grumbull ankesash të azilkërkuesve irakianë dhe nuk i jep prioritet rasteve urgjente, ka thënë Bordi Suedez i Migrimit.
Drejtori i agjencisë, Mikael Ribenvik tha se Suedia nuk pranuar asnjë udhëzim të qartë nëse duhet të anulojë të gjitha deportimet e azilkërkuesve irakianë ose jo.
Të martën, Këshilli i Evropës- një mekanizëm mbikëqyrës i të drejtave të njeriut- i afërt me Gjykatën Evropiane, kritikoi shtetet evropaine se po i deportojnë azilkërkuesit irakianë, duke thënë se po shkelin kështu vendimin e gjykatës.
"Megjjthatë, ndërsa Irlanda ka marrë instruksione zyrtare nga gjykata për të anuluar të gjitha deportimet në Irak, Suedia nuk ka marrë ndonjë instruksion të tillë", ka thënë Ribevnik.