Ndërlidhjet

But deklarohet i pafajshëm



Viktor But, trafikanti i dyshuar rus i armëve, është deklaruar i pafajshëm para një gjykate amerikane, disa orë pasi që u ekstradua nga Tajlanda.

Rusi 43 vjeçar, ish oficer i forcave ajrore sovjetike, i quajtur “Tregtari i Vdekjes”, akuzohet nga Shtetet e Bashkuara se nga vitet e 1990-ta ka trafikuar armë te diktatorët dhe zonat e konfliktit në Afrikë, Amerikën Jugore dhe Lindje të Mesme.

Kryeministri i Tajlandës, Abisit Vexhaxhiva e lejoi ekstradimin përkundër pohimeve të Moskës se ai ishte ilegal dhe mund t’i minonte lidhjet SHBA-Rusi.
XS
SM
MD
LG