Ndërlidhjet

Irani kundër përzierjes së tjerëve në raportet me Moskën



Irani i ka paralajmëruar fuqitë botërore të mos e bllokojnë bashkëpunimin ndërmjet Teheranit dhe Moskës.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast, i tha televizionit rus se dy vendet kanë potencial të jashtzakonshëm për bashkëpunim politik, ekonomik dhe teknologjik.

Komentet e tij u bënë para takimit të sotëm të presidentëve Dimitri Medvedev dhe Mahmud Ahmadinexhad në samitin në Azerbejxhan.
XS
SM
MD
LG