Ndërlidhjet

Diplomati rus akuzon SHBA-të se i bënë trysni trafikantit But



Një diplomat i lartë rus i akuzoi Shtetet e Bashkuara se janë përpjekur t'i bëjnë trysni trafikantit të armëve Viktor But, për t'i rrëfyer krimet që nuk i ka kryer.

Konsulli i përgjithshëm i Rusisë në Nju Jork, Andrei Jushmanov, i bëri këto akuza pas vizitës që i bëri trafikantit të dyshuar But në Nju Jork, ku ai ndodhet në paraburgim.

But, ish oficer i forcave ajrore sovjetike, u ekstradua në SHBA nga Tajlanda për t'u përballur me akuzat për terrorizëm dhe trafikim të armëve.
XS
SM
MD
LG