Ndërlidhjet

Digjet automjeti në Zubin Potok



Një automjet privat pa targa i tipit “Suzuki Vitara” është djegur si rezultat i zjarrvënies së qëllimshme me një substance ndezëse.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 23:55, në afërsi të një furre të bukës në Zubin Potok.

Njësitë policore kanë konstatuar se persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin automjetit me ndihmë të substancës ndezëse, që besohet të jetë benzinë.

Hetuesit besojnë se ky akt i regjistruar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është i motivuar mbi baza kriminale.
XS
SM
MD
LG