Ndërlidhjet

4.800 vëzhgues në zgjedhjet në Kosovë



Rreth 4800 vëzhgues të koalicionit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, do t’i monitorojë zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Drejtuesi i rrjetit, Ismet Kryeziu, tha se procesi i vëzhgimit të zgjedhjeve do të bëhet në gjithë vendin.

“Ne, deri më sot kemi rekrutuar 4800 vëzhgues të cilët do të jenë pjesë e monitorimit të zgjedhjeve në dy etapa. 2400 vëzhgues do t’i mbulojnë të gjitha vendvotimet në Kosovë, në procesin e votimit. Ndërsa, 2400 vëzhgues të tjerë do të mbulojnë procesin e numërimit në ditën e zgjedhjeve”, tha Kryeziu.

Nga ana tjetër, punën e koalicionit të OJQ-ve, “Demokracia në Veprim”, thanë se do ta mbështesin edhe përfaqësuesit e ambasadave të vendeve të ndryshëm në Kosovë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Hans Dieter Steinbach, theksoi se “Demokracia në Veprim” është një partner i besueshëm për monitorimin e zgjedhjeve. Steinbach derisa ftoi qytetarët kosovarë që të votojnë më 12 nëntor, pohoi se i gjithë procesi i monitorimit do të zhvillohet në bazë të ligjit dhe ka përjashtuar mundësinë e keqpërdorimit të votave.
XS
SM
MD
LG