Ndërlidhjet

logo-print

Bombë e dyshuar në aeroplan



Autoritetet e Gjermanisë thanë se në Namibi ishte zbuluar një bombë e dyshuar në një valixhe, e cila kishte destinacion Gjermaninë.

Zyra Federale e Krimit tha se policia e ka konfiskuar valixhen, në të cilën kishte ndezës dhe një orë në aeroportin Uindhuk të Namibisë, përpara se valixheja të ngarkohej në aeroplanin, i cili do të fluturonte në Mynih.

Policia tash po heton nëse mjeti mund të kishte shpërthyer.

Incidenti ndodhi një ditë pasi Gjermania e rriti shkallën e sigurisë në aeroporte dhe stacionet e trenave, për shkak se ministri i brendshëm tha se ka indicie konkrete për planifikim të një sulmi terrorist në Gjermani nga fundi i këtij muaji.
XS
SM
MD
LG