Ndërlidhjet

Shkencëtarët kapin për herë të parë atomin e antimateries



Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve pretendojnë se kanë kapur për herë të parë atomin e parë të antimateries.

Shkencëtarët në Organziatën Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN), thanë se ia kanë dalë të krijojnë një atom të anti-hidrogjenit dhe pastaj e kanë bllokuar në kohë të mjaftueshme për ta studiuar në laborator.

Ata thonë se ky është një zbulim i madh në zgjidhjen e një nga mistereve më të mëdha në fizikë: pse bota jonë është e përbërë vetëm nga materia dhe jo nga antimateria.

Fizikantët modernë thonë se antimateria është krijuar në sasi të njëjtë sikur materia në momentin e Bing Bengut, i cili krijoi universin.

Por, që nga ajo kohë antimateria duket se është zhdukur nga universi.

Shkencëtarët ka kohë që kanë mundur të krijojnë antimaterien, por jo edhe ta kapin atë për ta studiuar- sepse antimateria dhe materia kur të vihen në kontakt me njëra-trjetrën asgjësohen.
XS
SM
MD
LG