Ndërlidhjet

logo-print

6 shtete nuk marrin pjesë në ndarjen e çmimit Nobel



Gjashtë shtete refuzojnë të marrin pjesë nw ceremoninë ndarjes së çmimit Nobel për Paqe që këtë vit e mori disidenti kinez Liu Xhaobo.

Komiteti Norvegjez i Nobelit tha se gjashtë shtetet janë Rusia, Kazakistani, Kuba, Maroko, Iraku dhe vetë Kina.

Sekretari i Komitetit Geir Lundestad tha se 16 shtete tjera nuk janë përgjigjur as pas shtyerjes së afatit deri të enjten në mëngjes.

Lundetsad tha se Kina ka zhvilluar një fushatë të paparë për të sabotuar pjesëmarrjen në ceremoni.

Më herët, komiteti ka thënë se ceremonia mund të mos mbahet sivjet, pasi që asnjë anëtar i fmailjes së Lius, nuk ka të ngjarë të marrë pjesë në ceremoninë e 10 dhjetorit.

Çmimi prestigjioz mund të merret vetëm nga vetë laureati ose nga anëtarët e ngushtë të familjes.

Por, Lundetsad tha se ceremonia do të mbahet, por medalja e çmimit Nobel për Paqe, diploma dhe vetë çmimi prej 1.4 milionë dollarësh nuk do të dorëzohet.
XS
SM
MD
LG