Ndërlidhjet

Dell: Zhvillim pozitiv dalja e partive të reja



Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Christopher Dell, e ka quajtur zhvillim pozitiv daljen në skenë të partive të reja që, siç tha ai, duan të definojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Për një kohë të gjatë ju u keni kërkuar njerëzve që të përfshihen dhe të dalin me ide të reja. Andaj jam i lumtur që shoh parti të tilla që duan të shohin një të ardhme më të mirë për shtetin e tyre dhe ky është një zhvillim i rëndësishëm”, tha Dell pas një takimi me udhëheqësit e partisë “Fryma e Re”, ndërsa mohoi se do të takojë përfaqësues të lëvizjes “Vetvendosje”-parti e cila po ashtu ka dalë së fundi në skenën politike kosovare.

I pyetur për pjesëmarrjen e politikanëve që janë nën hetime, diplomati amerikan u shpreh:

“Mendoj se është detyrë e KQZ-së që t’i hetojë ata dhe të zbatojë një standard të qëndrueshëm për të gjithë”, tha ai.

Ditë më parë, zyrtarë të lartë të EULEX-it, janë shprehur kundër përfshirjes së politikanëve që janë nën hetime në garën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit.
XS
SM
MD
LG