Ndërlidhjet

Suedi: Urdhërohet ndalimi i themeluesit të WikiLeaks



Një gjykatë suedeze ka miratuar një kërkesë të prokurorëve për të ndaluar themeluesin e WikiLeaks, Xhulian Asanzh për ta marrë në pyetje në lidhje me dyshimet për dhunim, ngacmim seksual dhe detyrim të paligjshëm.

Asanzh, vendndodhja e të cilit nuk dihet, ka mohuar akuzat, të cilat burojnë nga takimet e tij me dy gra gjatë një vizite në Suedi në muajin gusht.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Qarkut të Stokholmit mund të çojë në një fletarrest ndërkombëtar për Asanzhin.

Uebfaqja e Asanzhit ka publikuar qindra mijëra dosje të fshehta amerikane mbi luftërat në Irak dhe Afganistan, duke shënuar kështu një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë në historinë e ushtrisë amerikane.
XS
SM
MD
LG