Ndërlidhjet

Byhler uron peshkopin Teodosije



Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Erhard Byhler, sot i ka shprehur "përgëzimet e tij më të përzemërta" peshkopit Teodosije për zgjedhjen e tij si peshkop i ri për Dioqezën Rashkë – Prizren të Kishës Ortodokse Serbe, thuhet në një njoftim të KFOR-it.

"Komandanti i KFOR-it njeh Peshkopin Teodosije për vite me radhë. Ai e njeh atë si udhëheqës të përkushtuar shpirtëror dhe personalitet të shquar për tolerancë, pajtim dhe barazpeshë", thuhet në komunikatën për media të KFOR-it.

Peshkopi Teodosije merr këtë pozitë nga parardhësi, peshkopi Artemije.
XS
SM
MD
LG