Ndërlidhjet

Liria e besimit, e kërcënuar

  • Heather Maher

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, thotë se avancimi i lirisë fetare në mbarë botën është një element bazë i politikës së jashtme amerikane.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, thotë se avancimi i lirisë fetare në mbarë botën është një element bazë i politikës së jashtme amerikane.

Mungesa e lirisë së besimit fetar në shumë vende të botës është bërë burim shqetësimi për Shtetet e Bashkuara. Irani dhe Uzbekistani shfaqen sërish si vendet ku liria e besimit të qytetarëve kufizohet ndjeshëm.

Raporti vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit mbi lirinë e besimit fetar në botë, identifikon problemet dhe përparimin e arritur në respketimin e të drejtës për të praktikuar besimin në 128 shtete të botës në periudhën nga 1 korriku i 2009-ës deri më 30 qershor të këtij viti.

Publikimi i raportit nuk ka për synim që të vendosë Shtetet e Bashkura në rolin e gjykatësit apo të tregojë se vetë janë një shembull i përkryer. Sipas sekretares së Shtetit, Hillari Klinton, qëllimi i këtij publikimi ka të bëjë me faktin se Shtetet e Bashkuara e shohin lirinë e besimit si të drejtë bazë.

“Liria e besimit kërcënohet nga regjimet autoritare, që shkelin të drejtat e shtetasve të tyre. Liritë fetare kërcënohen dhe nga grupet e dhunshme ekstremiste që nxisin tensionet ndërfetare. Këto liri janë nën kërcënimin e heshtur, por të vazhdueshëm të shkaktuar nga mosbesimi dhe mungesa e tolerancës. Kjo i vendos në pozita të pafavorshme pakicat fetare”,
tha Klinton.

Në Lindjen e Mesme grupet myslimane pakicë si sufi, shia apo vendet e shenjta të këtyre bashkësive fetare kanë qenë cak i sulmeve të Al Kaidës. Po kështu dhe kisha katolike siriane në Bagdad është goditur rëndë.

Sipas sekretares Klinton, raporte shqetësuese vijnë dhe nga Kina. Qeveria kineze diskriminon budistët tibetanë, të krishterët kinezë dhe myslimnaët ujgurë. Nuk kanë mbetur jashtë kritikave të shefes së diplomacisë amerikane as një numër vendesh evropiane, por pa u përmendur me emra.

“Kufizimet e lirive fetare i dobësojnë lidhjet, në të cilat mbështeten shoqëritë demokratike. Përmes këtij raporti ne shpresojmë t’iu japim informacione të vlefshme qeverive, OJQ-ve dhe qytetarëve në të gjithë botën lidhur me respektimin e të drejtave të besimit. Ky raport është dhe një thirrje që të punojmë së bashku në mënyrë më efikase për t’i mbrojtur këto liri”
, theksoi Klinton.

Fokusimi i administratës Obama në rritjen e bashkëpunimit me botën islame është tregues i angazhimit amerikan për të çuar përpara respektimin e lirive fetare në botë. (i.b)
XS
SM
MD
LG