Ndërlidhjet

Namibi: Pakoja e dyshuar kishte tela dhe orëmatës



Policia e Namibisë tha se pakoja e dyshuar e kapur para se të futej në një aeroplan që destinacion kishte Gjermaninë, përmbante tela dhe një matës kohe.

Më herët, njoftimi për këtë pako u bë nga autoritetet e Gjermanisë.

Zyra Federale e Krimit tha se policia e ka konfiskuar valixhen, në të cilën kishte ndezës dhe një orë në aeroportin Uindhuk të Namibisë, përpara se valixheja të ngarkohej në aeroplanin, i cili do të fluturonte në Mynih.

Policia tash po heton nëse mjeti mund të kishte shpërthyer.

Incidenti ndodhi një ditë pasi Gjermania e rriti shkallën e sigurisë në aeroporte dhe stacionet e trenave, për shkak te indikacioneve konkrete për planifikim të një sulmi terrorist në Gjermani nga fundi i këtij muaji.
XS
SM
MD
LG